Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Asociacioni do të bëhet, me apo pa Kurtin”, Sheholli: Qytetarët janë lodhë, të bllokuar e pa viza

Gazeta10
23 February 2023 - 23:50

Njohësi i çështjeve politike të Kosovës, Fatmir Sheholli në Prime Time ka komentuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se një i tillë do të bëhet me ose pa kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Sheholli, ka përmendur edhe vizitat e emisarëve duke theksuar se ata kanë ardhur për të mbledhur informacione se si shoqëria civile e sheh krijimin e Asociacionit.

“Kjo punë ka marrë fund, Asociacioni i Komunave Serbe me a po pa Kurtin ka me u bë. Për çka na kanë thirr amerikanët nëpër rezidenca e ambasada, e për çfarë po vin emisarët me u taku me shoqëri civile? Ata vin me marr informacione, me pa mendimin e shoqërisë si është. Ju ka ardh shpirti në fyt shqiptarëve, aman kryeni këtë punë se po dojmë me shku në Evropë, me marrë liberalizimin vizave.”, ka thënë Sheholli.

Tutje, analisti e ka komentuar edhe mënyrën se si Kurti ndryshoi qëndrimet rreth Asocacionit.

“Prej një njëri që e ka luftuar në mënyrë brutale Zajendicen sot e ka pranu planin franko-gjerman ku s’ka njohje. Kur është i gatshëm ta bëjë këtë, është i gatshëm t’i bëj edhe kompromiset e tjera.”, ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.