Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Autobusi përmbyset në rrugë, vdesin 5 pasagjerë në Turqi

Gazeta10
07 January 2023 - 11:11

Pesë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku të shtunën herët në mëngjes në qytetin Dijarbakir të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır, raporton TRT, transmeton Gazeta10.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit pas ndihmës së parë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, pasi ka rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.