
Eksperti i sigurisë, Avni Islami në emisionin ‘Raport’ në Kanal 10 ka komentuar gjendjen aktuale, pas alarmit se në Serbi grupi terrorist i Radojiçiqit është duke u përgaditur, raporton gazeta10.
“Drejtori i AKI-së sot raportoi para Komisionit për Siguri dhe menjëherë pas këtij takimi doli në konferncë shefja e këtij komisionit parlamentar. Kjo tregon se deklaratat e lidershipit se grupet të ndryshme terroriste janë duke ushtruar buzë kufirit me Kosovën dhe institucionet e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in duhet të jenë të përgaditura, të mos zihen në befasi sikurse në rastin e 24 shtatorit. Pra pavarësisht ushtrimet e këtyre grupeve, të cilat janë të përkrahura nga institucionet serbe, në veçanti nga presidenti serb”, tha Islami.
E një prej arsyeve kryesore, sipas Islamit se pse presidenti serb i përkrah këto grupe, është tentimi për destabilizim të vendit.
“Arsyeja kryesore pse këto grupe financohen dhe trajnohen nga ana e institucioneve serbe është sepse në marrëveshjen e Kumanoves, Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit sovranitetin tokësor dhe ajëror të Kosovës e ka në një leksion dhe garancion është aleanca veriatlatlantike NATO-ja e që është derivat KFOR-i. Presidenti serb është i interesuar që ta destabilizoj veriun e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinen por në veçanti Kosovën”, deklaroi Islami. /Gazeta10/