Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Naser Pajazitit: Mostrat e flokut të gjetura në veturën e tij u dërguan në FBI, çfarë doli?

Gazeta10
06 April 2023 - 23:17

I ftuar në emisionin informativ “Prime Time”, avokati i të liruarit nga akuza e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Ahmet Tahiri, duke folur për klientin e tij ka deklaruar se e kemi pritur një vendim të tillë.

Ai ka thënë se herën e parë ai është shpallur i pafajshëm dhe pastaj është dënuar dhe sot Gjykata Supreme i dha verdiktin final kësaj çështje.

“Që nga fillimi  nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës kurse kamerat kanë shku në Turqi dhe ka dalë që Donjeta nuk ka hipur në veturën e Naserit.

“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.

Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij.

Avokati Tahiri në fund tha se rasti ka përfunduar sepse nuk ka asnjë provë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.