Lajme

Ibrahimaga: Ligji nuk e lejon bartjen e shamisë e as të plisit në shkolla, drejtoi zbatoi udhëzimin administrativ

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 19:19

Ditë më parë u bë e ditur se një nxënëses së shkollës “Bedri Pejani” në Pejë i’u ndalua mësimi si shkak i bartjes së shamisë, raporton Gazeta10.

Kjo temë po diskutohet aktualisht në emisionin Raport të Kanal10, me të ftuar avokatin Virtyt Ibrahimaga.

Ibrahimaga deklaroi se bartja e shamisë nuk lejohet shkollë, pasi fëmijët minorë duhet të edukohen në frymën kushtetuese.

“Secili individ në shtetin laik duhet me u sjell neutral sa i përket fesë dhe besimit fetar. E sa i përket manifestimit, nuk i ndalohet një personi me dal në rrugë dhe me qenë me shami. Çka nuk është e lejueshme, është në shkollë fillore dhe të mesme me u bart shamia. E ky është një interes i shtetit që ata fëmijë minorë me u eduku në frymën kushtetuese.

Lidhur me opinionet e shumta rreth drejtorit të asaj shkolle, Ibrahimaga tha se ai ka respektuar udhëzimin administrativ.

“Sa i përket drejtorit të shkollës, ai është duke e zbatuar ligjin. Është i detyruar edhe ligjin edhe udhëzimin administrativ me respektu. Shkolla e promovon tolerancën fetare mirëpo në shkollë nuk bën me shku as me plis e as i veshur me breshkë”, shtoi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.