Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Smakiqi ‘godet’ Qeverinë: Është anti – UÇK

Gazeta10
16 July 2024 - 18:03

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e kanë shpallur fajtor Pjetër Shalën dhe dënuar me 18 vjet burgim.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia

Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin Raport të Kanal 10 tha se gjykata speciale ka shkelur nenin 15 të dhomave të specializuara.

“E konsideroj të çuditshme profesionalisht dhe juridikisht, kjo gjykatë e shkel nenin 15 të ligjit për dhoma të specializuara. Unë e konsideroj që luftë beteja jurdike duhet të vazhdoj që fillimisht është shkelur parimi themelor për të akuzuarin që shpallet fajtor. Kjo gjykatë ëshë diskriminuese dhe abuzim me drejtësinë sepse peshore të drejtësisë aty fare ska”, deklaroi Smakiqi.

Tutje, ai tha se edhe qeveria aktuale e vendit vazhdon të jetë kundër UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës, nëse e kishim pas një qeveri të paktën normale, spo them anti UÇK sepse është anti UÇK-së sepse e keni minsitren e jashtme e cila ka dorëzuar dosjen, ish këshilltarin Gashi që ak thënë UQK ka kryer krime”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.