
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e kanë shpallur fajtor Pjetër Shalën dhe dënuar me 18 vjet burgim.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.
Historiani Azdren Shala, në emsionin Raport të Kanal 10 deklaroi se kjo është vetëm një prej padrejtësive që pritet t’i kenë të gjykuarit atje.
“Është një nga padrejtësitë që do të iu bëhet të gjithë atyre që i kemi tashme të akuzuar për krime në Kosovë dhe kjo për mua si historian ka qenë e pritshme.
Në gjithmonë jemi anagzhuar kundër kësaj gjykate, kemi pasur kritikë edhe ndaj qeverisë së Kosovës ku veprimet e saj sipas gjykimit tim këtë dënim e bën dyfish më të dhimbshëm fakti që këtu qeveria e Kosovës narracionin e saj për UÇK-në e ka sikur vendimi i kësaj gjykate. Pra këto dy denime, janë nën ndikimin e narracionit të Kurtit e ka qytetarë por ka edhe analistya që ia mbështesin qeverisë këtë narracion./Gazeta10