Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend / Ja kush janë ata

Gazeta10
07 July 2025 - 20:55

Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i partisë që morri më së shumti vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, Mefail Bajqinovci tha se ka nisur të ketë reflektim edhe tek partitë ish-opozitare.

Bajqinovci i ftuar në Politiko tha se këtë e ka dëshmuar deklarata e sotshme e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha pak para fillimit të seancës.

Unë po e them, përveç Bekë Berishës kam besim që ka reflektim edhe tek disa individë që mund të votojnë kryetaren e Kuvendit, dhe të kalojmë në fazën e dytë. Nuk mund të flas me datë por e tha edhe deputeti i opozitës, që i takon partisë më të madhe, nuk duhet zgjedhur individin më se kush është“, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.