Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bajrami e prerë: Nuk bashkëpunojmë e as nuk e votojmë ndonjë kandidat të VV-së

Gazeta10
08 May 2025 - 20:47

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka qenë e prerë në deklaratën e saj kur është pyetur për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Bajrami potencoi qartë se LDK-ja nuk d0 të bashkëpunojë dhe as nuk do të votojë ndonjë kandidatë të VV-së për kryeparlamentar.

“Ne kemi qenë të qartë që nga fillimi se në këtë mandat qeverisës nuk jemi të interesuar dhe nuk duam të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje, kësisoj ne nuk ndjejmë kurrfarë obligimi që të votojmë për asnjë kandidat që propozon VV-ja”, ka thënë Bajrami.

Tutje, Bajrami në “Politiko” tha se nëse VV-ja do të kishte qenë e interesuar që ta konstituojë Kuvendin do ta ndërronte kandidatin, pasi partitë tjera janë shprehur se do ta votojnë një kandidatë tjetër. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.