Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Baketboll, Trepça fiton derbin kundër Prishtinës

Gazeta10
12 October 2022 - 21:13

Klubi basketbollistik KB Trepça në “Minatori” ka fituar ndeshjën derbi kundër KB Prishtinës.

Nën një atmosferë elektrizuese siç dijnë ta bëjnë “Torcidat” gjithmonë vendasit fituan përballë klubit me të suksesshëm të basketbollit në vend Prishtina.

Cereku i parë i ndeshjës i takojë mysafirëve të udhëhequrë nga Andin Rashica me rezultatin 13-18. Por pjesa e parë e takimit u mbyllë me epërsi të vendasve 39-36.

Siç u zhvilluan dy periodat e para edhe e treta fillojë me spektakel basketbolli dhe gjatë gjithë periodes së tretë vendasit vazhdimisht ishin në avantazh të lehtë kundrejt Prishtinës.

Cereku i katërt dhe përcaktuesi i ndeshjës i takojë përseri vendasve të cilët në fund fituan me rezultatë të përgjithshëm 80-75.

“MVP” i ndeshjës padyshim që ishte anësori Drilon Hajrizi që sonte realizojë 21 pikë në total por përacktuesë në fitoren e tyre sot ishte banka rezervë me dyshen Zekiqi dhe Tmusic që së bashku shënuan 24 pikë.

Me këtë fitore Trepca pozicionohet në vendin e dytë katër fitore dhe një humbje pas raundit të pestë në “Prince Caffe Superliga”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.