Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani kërkon kualifikimin historik në Zagreb

Gazeta10
13 December 2023 - 11:30

Lojtarët e Ballkanit e ka marrë rrugën drejt Zagrebit, ku të enjten do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Me fytyra të buzëqeshura, trajneri Ilir Daja me stafin e tij dhe me lojtarët u panë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë para nisjes për në Kroaci, shkruan “Gazeta Express”.

Kampioni kosovar do t’i bëjë përgatitjet e fundit në Zagreb para sfidës së “Maksimirit”, e cila do të luhet të enjten duke filluar nga ora 21:00.

Aktualisht, Dinamo është e dyta në tabelë me 6 pikë, kurse Ballkani i katërti dhe i fundit me dy pikë më pak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.