Gazeta10

Banjska kryetemë e takimit Stoltenberg – Vuçiq: Serbisë askush s’mund t’i tregoj se ku të vendos ushtrinë e saj

Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të martën në mëngjes ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tensionet e fundit në veri të Kosovës. Kjo edhe për sulmin e armatosur që ngjau ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Në maj trupat e KFOR-it u sulmuan dhe 93 pjesëtarë të këtij misioni u lënduan dhe disa morën lëndime të rrezikshme për jetën. Në shtator ne pamë një shpërthim tjetër serioz të dhunës në Kosovë. Kjo është e papranueshme. Ata të cilët kryen këto gjëra duhet të sillen para drejtësisë dhe ne e përshëndesim gatishmërinë e Serbisë, që është gati të bashkëpunoj, dhe për këtë kemi biseduar edhe gjatë takimit tonë”, tha Stoltenberg nga Beogradi, pas takimit me kryetarin e Serbisë.

Nga ana e tij, Vuçiq, adresoi akuza të shumta ndaj Kosovës, duke thënë se autoritetet e saj “kurrë nuk do ta themelojnë Asociacionin” përderisa shtoi se Serbisë, askush nuk do të mund t’i tregoj se ku e vendos ushtrinë e saj.

Ndryshe nga Prishtina, kur qëndroi të hënën dhe nga ku tha se NATO, po rishqyrton mundësinë e pranisë së përhershme në Ballkanin Perëndimor, këtë të martë i pari i Aleancës Veri Atlantike, theksoi se po rishqyrtohet prania më e qëndrueshme./Gazeta10

NË FOKUS

gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
naim
“S’e durojnë burgun ata që paguajnë mercenar për ta vrarë një nënë”, çka po aludon avokati i njohur
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
avoo
Flasin avokatët e dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal