Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e Dardanisë kundërshtojnë bllokimin e parkingut nga një qytetar

Gazeta10
10 July 2024 - 17:37

Emisioni Raport i Kanal 10 po vazhdon të dëgjoj e publikoj ankesat e parashtruara nga banorë të ndryshëm të komunave në vend, raporton Gazeta 10.

Së fundi, banorët e lagjes Dardania të kryqytetit kanë bërë të ditur se parkingu i asaj zone, i shfrytëzuar tash e 40 vite,  po tentohet të privatësohet nga një person.

Dy banorë të kësaj lagje, në prononcim për Kanal 10 treguan se me dekada jetojnë atje duke thënë se gjithmonë ajo pjesë ishte parking i rregulluar nga komuna.

Mehdi Konjusha, njëri prej tyre tha se personi në fjalë kishte tentuar që parkingun t’a bllokonte me rampë.

“Na është lajmëruar X personi që parkingu është i joni, ne jemi që 40 vite këtu ky parking ka qenë gjithmonë i komunës e tash është lajmëruar ai e thotë parkingu është i imi. Ka dasht me vendosë rampë por ia kemi ndërprerë punën. Ka thënë mos më ndërpreni punën se unë i kam dokumentat e rregulluruara në Serbi. 

Skemi zgjidhje tjetër fare, këtu i kemi parkuar gjithmonë “, deklaroi ai.

Ndërkaq Banori tjetër i cili  jeton në atë zonë prej vitit 85 tha se nëse me dokumente është pronë e personit në fjalë,atëherë ajo do i lihet atij.

“Do jetë problem parkingu i makinës, e pa indentifiku dokumentet e tij nuk mundem me e dit a është a jo pronë e tij, nuk mundet njeriu me fol, nëse është në rregull tërhiqemi çka me bë, prej 85-tës banoj këtu, ka qenë parking i rregulluar nga komuna”, përfundoi ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.