Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Barbano: Fati i të pagjeturve është prioritet i EULEX-it

Gazeta10
31 August 2024 - 15:34

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i EULEX.

“Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur është obligim i vazhdueshëm dhe prioritet i EULEX-it”, ka shkruar ai në X.

Tutje Barbano ka thënë se të pagjeturit nuk harrohen asnjëherë.

 “Të përulur për t’iu bashkuar autoriteteve të Kosovës, familjeve të personave të pagjetur dhe komunitetit ndërkombëtar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur”, vazhdon postimi i tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.