
Njohësi i çështjeve juridike, Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Politiko, deklaroi se nëse vendi mbetet pa president edhe për 48 orë, atëherë automatikisht shkohet në zgjedhje të reja.
Sipas tij, në një situatë të tillë nuk ka nevojë për interpretim apo ndërhyrje nga Gjykata Kushtetuese, pasi procedura është e qartë dhe e përcaktuar me Kushtetutë.
“Nëse nuk kemi president edhe 48 orë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje. Nuk ka çka të kërkohet në Gjykatë Kushtetuese,” u shpreh Hasanpapaj gjatë debatit në studio.