Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bardhyl Hasanpapaj për çështjen e presidentit: S’ka më rëndësi kush është, vetëm të mbyllet kjo punë!

Gazeta10
14 Prill 2026 - 21:42

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, në emisionin Politiko tha se situata institucionale në vend ka arritur në një pikë ku, sipas tij, prioritet po bëhet vetëm mbyllja e çështjes së presidentit, pavarësisht mënyrës së zgjedhjes.

Ai tha se është krijuar një qasje ku “kushdo që të jetë, vetëm të mbyllet kjo çështje dhe të mos shkohet në zgjedhje”, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të imponuar nga ngërçi politik.

Sipas Hasanpapajt, situata aktuale tregon se Kuvendi i Kosovës jo vetëm që nuk po arrin të zgjedhë presidentin, por sipas tij, në praktikë ka krijuar një bllokadë institucionale që reflektohet edhe në funksionimin e zyrës presidenciale.

“Për momentin, Kuvendi jo vetëm që nuk po e zgjedh presidentin, por edhe e ka mbyllur zyrën e presidencës. Në këto momente që ne flasim, zyra e presidencës është e mbyllur dhe ushtruesi i detyrës qëndron në Kuvend dhe shumicën e kohës nuk është fare në zyrë. Nuk po shohim aktivitet; cili takim u mbajt në presidencë? Ka disa ditë.”,

Ai ngriti shqetësimin se situata aktuale po e zgjat krizën politike dhe institucionale, duke theksuar nevojën për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së presidentit.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/_uY_sRt5JrE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.