Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Bastisje në Pozheran të Vitisë, 11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm

Gazeta10
04 June 2026 - 15:25

11 persona janë arrestuar sot pas bastisjeve që ka kryer Policia e Kosovës në fshatin Pozheran të Vitisë nën dyshimin se në këtë vend po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Përveç arrestimeve, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale, tha policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt gjyqësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.