
Komentatori politik, Bastri Muja i ftuar në emisionin “Politiko” ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të Vjosa Osmanit kur foli për premtimin që i kishte bërë Kurti në dhjetor të vitit të kaluar për bashkëpunim për 10-15 vitet e ardhshme.
Ai ka thënë se më këtë deklaratë Osmani është treguar shumë kontraverse dhe se ajo e ka bind elektoratin që nuk ka qenë kurrë e denjë për presidente, raporton Gazeta10.
“Është shumë kontraverse saqë e ka humbur çdo masë të kredibilitetit, thotë se në dhjetor Kurti i ka premtuar një bashkëpunim 10-15 vite ndërsa deklaratet e tjera që thotë që shteti ka qenë i rrezikuar nga bixhozi e gjërat e tjera thotë se kanë qenë më herët, ajo mas miri kishte me qenë mos me dal dhe me fol shumë, sepse sa më shumë që po flet ajo po e bind elektoratin që asnjëherë ska qenë e denjë për presidente”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10