Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

BE dënon sulmin ndaj gazetarëve në veri

Gazeta10
26 December 2022 - 15:39

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj ekpit të Klan Kosovës sot në Zupç të Zubin Potokut.

Makina e ekipit medial është gjuajtur me gurë nga persona të armatosur, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Gazetarja Qendresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani janë hospitalizuar.

Zyra e BE-së ka dënuar këtë sulm ndaj ekipit të mediumit dhe sulmeve tjera që kanë ndodhur në veri së fundmi ndaj gazetarëve.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zubin Potok dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë. Ky dhe incidentet e mëhershme që e prekin punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë cdo të drejtë që të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagim.

Nga fotografitë e publikuara, shihet se vetura është qëlluar me gurë të mëdhenj. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.