Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza: Sigurimet shëndetësore bëhen, barnat falas sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike

Gazeta10
06 February 2025 - 10:05

Bedri Hamza e ka nisur ditën e sotme me videon e një nëne, e cila tregon që kur u sëmuret dikush në familje, sidomos fëmijët, mendimin e parë e ka shëndetin e tyre dhe koston e gjithë kësaj pune, nëse do të mund t’ia dalin.

Ajo thotë se shumë shpesh ndodh që spitalet nuk i kanë as barnat esenciale dhe krejt barra e kostos së tyre bie mbi ta.

Në anën tjetër, Hamza i përgjigjet asaj, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të zgjedh mes shëndetit të fëmijës dhe shpenzimeve të shtëpisë, si dhe i tregon se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore dhe do të dyfishojë buxhetin për t’i siguruar barnat esenciale falas.

Hamza ka thënë se barnat falas do të sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.