
Naser Krasniqi, pjesëtar i zhvillimit të veprimtarisë ilegale në vitet e ‘80-ta, teksa ka komentuar protestat studentore të asaj kohe, ka thënë se shërbimi sekret serb ka qenë i njoftuar për ngjarjet në Kosovë.
“Na mos ta rrejmë veten se nuk e ka ditë shërbimi serb çka po ndodh në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, Krasniqi ka rikujtuar momente të shpërnguljes së serbëve asokohe.
“Numri ka ardhur gjithmonë në rritje të shpërnguljes së serbëve. E merre me men sikur mos të ishte ky numër i serbëve në veri, sot s’do ta kishim as problemin e veriut të serbëve në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Sipas tij, ’81 u ka bërë shumë dëme shqiptarëve.
“U ka bërë dëme në masë shumë të madhe shqiptarëve. Ma ajo shihet, suspendimi i të gjitha organeve legale”, ka theksuar Krasniqi. /Gazeta10/