Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj nderohet në Drenas: Privilegj ta pranoj titullin ‘Qytetar Nderi’

Gazeta10
24 June 2024 - 14:41

Komuna e Drenasit e ka nderuar me çmimin “Qytetar Nderi” presidentit e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në ceremoninë e dhënies së këtij titulli që u mbajt sot në Asamblenë Komunale të Drenasit, i pari i shtetit shqiptar e vlerësoi këtë moment si një prej më të veçantëve në jetën e tij.

“Nderimi i parë shkon për heronjtë dhe dëshmorët e luftës dhe heronjtë e paqes që gjenden në Hagë. Sot ndiej nder dhe privilegj të madh teksa qëndroj para jush dhe pranoj titullin qytetar nderi i Drenasit. Ky është një prej momenteve më të veçanta në jetën time. Drenasi është vend me histori të pasur dhe zemër të madhe, që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Kjo tokë ka parë sfida të mëdha dhe ka lindur heronj që kanë luftuar me guxim për lirinë, pavarësinë e Kosovës e gjithë shqiptarinë”, ka theksuar mes tjerash Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, dje me një çmim të tillë u nderua edhe nga Komuna e Deçanit.

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.