Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit, me Osmanin dalin në Parkun e Gërmisë

Gazeta10
11 Qershor 2024 - 18:04

Presidentja i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ardhur në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi në Facebook disa fotografi së bashku me homologun e saj shqiptar.

“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë!🇽🇦 “, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Në fotografitë e publikuara nga Osmani, të dy duken shumë të disponuar gjatë një ecjeje në Parkun e Gërmisë, ku takuan e përshëndetën disa qytetarë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.