Lajme

Begaj pas takimit me Macron: Kosova është vend sovran, aktet terroriste si ajo e Banjskës janë të dënueshme

Gazeta10
17 Tetor 2023 - 10:48

Presidenti Bajram Begaj, ka folur pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Begaj e ka cilësuar vizitën një ngjarje historike.

Të dy presidentët gjatë takimit kanë folur rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Kreu i shtetit shqiptar tha se është e nevojshme dënimi i akteve të dhunës dhe provokimeve në komunat veriore të Kosovës.

“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan më 24 shtator 2023, janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”, tha Begaj.

Bajram Begaj e falënderoi Emmanuel Macronin, për mbështetjen e këtij dialogu.

“Veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin e Presidences shqiptare.

Më 24 shtator, Serbia kreu agresion në Kosovë.

Si pasojë e një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.