
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratike për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, raporton Gazeta10.
Begaj ka thënë se me Ahmetin kanë diskutuar për zhvillimet pozitive në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që faktori shqiptar në vendin fqinj të kontribuojnë në këtë drejtim.
Në këtë takim bashkë me Ahmetin kanë qenë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Përshëndeta rolin e rëndësishëm të shqiptarëve dhe të partive politike shqiptare për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut në një takim që zhvillova sot me Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive të Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.
Gjatë këtij takimi, vlerësova zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Është shumë e rëndësishme që faktori politik shqiptar në vendin fqinj të vijojë të kontribuojë në këtë drejtim. Vetëm duke kontribuar të gjithë në këtë drejtim, do të mund të adresohen më mirë të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10