Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj: Shqipëria e Kosova janë më shumë se dy shtete – jemi një komb, një gjak

Gazeta10
18 February 2025 - 13:55

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i atyre që në kohët më të vështira, mbajtën të ndezur flakën e shpresës në çlirimin e Kosovës.

“Nuk nderojmë sot vetëm individët, por edhe vetë shpirtin shqiptar, atë shpirt që nuk dorëzohet kurrë, e që brez pas brezi kanë mbrojtur amanetin e lirisë. Shqipëria e Kosova janë më shumë se dy shtete. Ne jemi një komb, një gjak, një flamur një histori, të lidhura përjetësisht. Historia jonë është një histori krenarie”, tha Begaj.

“Shqipëria ka kontribuuar e do të kontribuojë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare. Ndihma për Kosovën, është ndihmë për vetëm tonë. Ne duhet të qëndrojmë krah për krah, në çdo fushë të jetës, ekonomi, siguri, shkencë. Marrëdhëniet tona i lidhë gjaku, kanuni, historia e kombi. Kosova e pavarur është një realitet që nuk kthehet pas, një realitet që është fituar me gjak e sakrificë”, tha presidenti i Shqipërisë në fjalimin e tij në këtë ngjarje të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani e cila dekoroi me medalje presidenciale ata që kontribuuan për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.