Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Begaj uron festën e Vitit të Ri: Situata e rëndë në veri të Kosovës duhet të marrë fund

Gazeta10
31 December 2022 - 20:09

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri të gjithë shqiptarëve ane mbanë.

Në adresimin e tij për këtë fundvit, ai ka theksuar situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund.

“Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve”.

“Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Begaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.