Disa javë pasi Agjencia Kundër Korrupsionit nisi zyrtarisht hetimet për mos deklarim të pasurisë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, ky i fundit është bërë i gjallë.
Por jo për akuzat që e rëndojnë. Ai po vazhdon qetësisht jetën dhe aktivitetin e tij në Kroaci.
Në një postim të Ambasadës së Kosovës në Kroaci thuhet se “Ambasadori Dr. Martin Berishaj, e priti Dr. Pashko Camaj, anëtar i Kryesisë së Federatës ‘Vatra’ dhe Shefi Kabinetit të z. Elmi Berisha”.
“Sot në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb, Dr. Martin Berishaj, Ambasador dhe Eqrem Haziri, Këshilltar pritën në takim Dr Pashko Camaj, anëtar i Kryesisë së Federatës ‘Vatra’ dhe Shef i Kabinetit të z. Elmi Berisha
Në një takim të ngrohtë dhe miqësor, në fillim Dr. Berishaj, i uroi mirëseardhje dhe shprehu konsiderata për veprimtarinë shkencore dhe atë kombëtare për z. Dr. Camaj, duke theksuar kontributin e Federates Vatra dhe të tij, për mbajtjen e marrëdhënieve të afërta dhe shumë miqësor ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës” shkruhet në postim.
Ambasadori Berishaj nuk e ka komentuar asnjëherë të gjithë situatën dhe aferën me shitblerje të energjisë.