Sulmuesi francez, Karim Benzema, pritet ta vazhdojë rrugëtimin e tij te Real Madridi.
Benzema pritet të rinovojë kontratën e tij me Realin deri në qershor të vitit 2024.
Kontrata aktuale e francezit skadon në fund të këtij sezoni, dhe të dyja palët kanë arritur marrëveshje totale për të vazhduar kontratën edhe për një sezon tjetër.
Fituesi i Topit të Artë këtë sezon me Real Madridin ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje me ‘Los Blancos’ në të gjitha kompeticionet.
35-vjeçari kishte pësuar një lëndim në fillim të sezonit dhe kishte mbetur jashtë fushave për një kohë, por tanimë ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm 100% për lojë.