Sport

​Benzema i rikthehet fushës, luan në miqësoren ndaj Leganes

Gazeta10
15 Dhjetor 2022 - 17:37

Ndërsa thuhet se ka vendosur që të mos luajë për Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar kundër Argjentinës, Karim Benzema tashë është rikthyer për të luajtur për Real Madridin, mëngjesin e kësaj të enjteje, pasi ishte kthyer në stërvitje prej disa ditësh.

Sulmuesi, i cili u lirua nga skuadra e Francës më 19 nëntor për shkak të një dëmtimi në kofshë, luajti në një miqësore një orëshe kundër Leganés, në një kohë kur Reali intensifikon stërvitjet për t’u rikthyer në garë për ndeshjet e edicionit pranveror të La Ligas.

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultat 1-1, me golat e Kroos dhe Undanbarrena.

Franca do të ballafaqohet me Argjentinën të dielën ku edhe do të kërkojë ta mbrojë titullin e kampionit të botës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.