
Drejtori i Finnish School, Alejtin Berisha në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka treguar edhe për të arriturat e universitetit UNIVERSUM.
Ai duke qeshur tha se më shumë po promovojmë në CNN se sa në Kanal10, raporton Gazeta10.
“Më shumë po dalim në CNN se sa në Kanal10, jemi bëtë si të shtëpisë, janë bërë tri vite që dalim rregullisht, CNN i ka disa video 90 sekondëshe që promovon kauza të ndryshme institucione të ndryshme, dhe aktivizëm të shoqërisë civile, i kemi marrë 30 mijë sekonda që nëse i kishim paguar kishte kushtuar 105 milionë dollar, tha ai.
Ai ka treguar se CNN i ka kontaktuar ata vetë pasi i kishin parë aktivitetet e fëmijëve nga Finnish School./Gazeta10