Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Në veri ka pushuar së ekzistuari shteti i Kosovës, është kthyer 1244

Gazeta10
21 November 2022 - 15:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në Veri të Kosovës “ka pushuar fryma e kushtetutës së Republikës së Kosovës” dhe se “patrullimi nga policia EULEX-it atje, e ka kthyer1244-shin (rezolutën e OKB-së që nuk e njeh Kosovën shtet)”.

“Spektri politik me theks liderët e opozitës dhe populli shqiptar i Kosovës, duhen alarmuar për kthimin e kushtetutshmërisë në tërësinë territoriale, siç e kemi në flamurin shtetërorë. Detyra e parë e opozitës, është ndalja e qeverisë dhe e tradhtisë përmes të ashtuquajturit, Plani në dy pjesë ‘zgjedh ose lëre’ se me marr s’ka çka!?”, shkruan ai.

“Pra, t’ia kthejmë Kosovës territorin siç e ka Hartën në Flamur ose ta ndërrojmë flamurin, e ta qesim ‘Hartën e re’, pa ato pjesë që nuk po i administrojmë, pra që kanë mbetur jashtë institucioneve shtetërore, duke humbur kontrollin institucional në mbi 17% të territorit në veri të vendit, me trend zgjerimi”.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet. Kushdo që pretendon se përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të paraqitët në Kuvendin e Kosovës para shkuarje dhe pas kthimit. Çdo tentim për veprim ndryshe është tradhti shtetërore dhe veprim jo kushtetues”, përfundon statusi.

Ky shkrim nga Berisha vjen në kohën kur po vazhdojnë bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave ilegale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.