Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Berisha nuk kursen ‘kunjat’: Kurti e provoi strategjinë e tij me zonjën ‘Mihajlova’

Gazeta10
08 April 2025 - 21:01

Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha teksa fliste rreth zhvillimeve VV-LDK, deklaroi se nga kreu i kësaj të pares është përdorur një strategji tashmë e njohur publikisht, raporton Gazeta10.

Sipas tij, Kurti ka përdorur metodologjinë e shefës për komunitete brenda VV-së, Dejona Mihajli, të cilen e quajti “Mihajlova”.

Kjo, sipas Berishës, për ta ruajtur pozicionin politik publik.

Edhe letra që i është dërguar LDK-së e zbërthen edhe anën e errët. Në këtë rast është një standart që duhet pranuar, është normal, e  nëse ka sinqeritet duhet me u përshendet. E nëse e shohim gjuhën e përdorur gjatë fushatës dhe tash, mendoj se z.Kurti ka provuar me strategjinë e tij, tashmë të lexuar, me strategjinë  e përdorur zonja e tij Mihajlova, Mihajli. E nëse është përdorur një strategji e tillë mendoj se e ka përdorur për ta ruajtur pozicionin e vet politik“, tha ai në Politiko. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.