Gazeta10

Berisha nuk mori leje për të shkuar në Parlament, çfarë ndodh pas 6 muajsh?

SPAK i tregon Sali Berishës Kushtetutën dhe ligjet që ai vetë ka votuar duke mos e parashikuar si legjislator mundësinë e paraqitjes së deputetit në punimet e kuvendit në rrethanat e arrestit shtëpiak.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, thonë prokurorët në vendimin ku ish funksionarit nuk lejohet të marrë pjesë në parlament.

Duke mos e pranuar kërkesën e avokatëve të ish kryeministrit, SPAK  kujtoi se si për ata që janë nën “arrest me burg” apo “nën arrest shtëpiak” vlejnë të njëjtat rregulla që urdhëron kodi i procedurës penale ndaj të paraburgosurve. Duke e barazuar ish-funksionarin Berisha me çdo qytetar që mbahet nën arrest shtëpiak dhe që I ndalohet të shkojë në punë, SPAK argumenton e njëjta gjë vlen edhe për ushtrimin e mandatit të fituar nga zgjedhjet.

Si shembull i dytë u soll një vendim datë 9 nëntor 2015 në kërkesën e Mark Frrokut që si deputet, u lejua vetëm njëherë të marrë pjesë në parlament teksa ishte nën arrest me burg dhe më pas gjykata e lartë tha se “një leje e tillë do të zbehte rëndësinë e masës”

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, ish kryeministri këmbënguli se po i cenohet liria politike për të respektuar vullnetin e zgjedhësve dhe insiston se duhen marrë masa dhe të shoqërohet të enjteve drejt parlamentit.

Pas kundërshtimit, Genc Gjokutaj tha se do t’i drejtohen gjykatës për ta kundërshtuar këtë vendim të SPAK-ut.

Vullneti i votuesve u trajtua nga gjykata dhe në padinë e Fredi Belerit që u refuzua për tu shoqëruar drejt Himarës që të betohej. Gjykata citoi të njëjtin ligj, atë të marrjes së lejes së veçantë për shkaqe shëndetësore dhe fatkeqësish.

Me zhvillime të rëndësishme gjatë ditëve në vijim, si ftesa për ta pyetur në 23 janar, në 24 janar mbajtja e procesit në apel ku Berisha kundërshton masën e arrestit shtëpiak, po aq të rëndësishme mbetet edhe koha, mbasi në qershor nëse Sali Berisha nuk paraqitet në kuvend, pritet për tu parë nëse do të ndiqet i njëjti precedent si edhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që mbas një mungese gjashtë mujore humbi mandatin dhe u zëvendësua nga Plarend Ndreca./topchanel/

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?