Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Shpresa e fundit te Gjykata Kushtetuese – për të ardhur keq që politika nuk po jep zgjidhje

Gazeta10
31 May 2025 - 11:13

Prishtinë, 31 maj 2025 – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka shprehur zhgënjim të thellë para nisjes së seancës së 24-të konstituive të Kuvendit, duke theksuar se vendi vazhdon të mbetet pa zgjidhje politike.

“E vetmja shpresë ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë të ndodhë nga presidentja për të dalë nga kjo. Por u bë e 24-ta herë që po vimë këtu, nuk kemi mundur të vimë në një zgjidhje. Si duket neve veç na kanë qëndru gati këto ambasada se kurrë këta politikanë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndru gati. Është për të ardhur keq” u shpreh Berisha.

Ai theksoi nevojën për një reflektim të thellë politik dhe institucional për të dalë nga kjo situatë bllokimi./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.