Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Situata në veri shqetësuese, popullin e Policinë s’i trembin barrikadat

Gazeta10
20 December 2022 - 14:00

Kryetari i Komisionit për Siguri, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferncë për medie ka reaguar edhe një herë për gjendjen ne veri, raporton Gazeta10.

Sipas tij, gjendja në veri është shqetësuese duke kërkuar reagimin e institucioneve.

Ai shtoi se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat.

“Gjendja e veriut të Kosovës është shqetësuese dhe kërkoj reagim nga institucionet e Kosovës. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet politik do të largoheshin si herëve të tjera”.

“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat. Barrikadat duhet të hiqen nga Policia dhe KFOR-i”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.