
Gazetari, Ridvan Berisha tha në Politiko tha se ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj janë duke iu shkelur të drejtat e njeriut, me trajtimin që i bën institucionet e drejtësisë në vend pas incidentit ku mbetën të plagosur dy qytetarë të nacionalitetit serb në Shtërpcë.
Ai e ka quajtur Kurtajn “kurban të sigurisë në veri”, pasi sipas tij, kishte frikë nga institucionet e Kosovës, që mund të përsëritet një skenarë i ri i veriut edhe në Shtërpcë, shkruan Gazeta10.
“Kurtajt po i shkelën të drejtat e njeriut. Ai është viktimë, është një lloj kurbani i zhvillimeve të ndjeshme të sigurisë që ndodhen në veri të vendit dhe drojes që të njëjtat zhvillime mund të përsëritën në Shtërpcë. Kjo ka lidhje me një plan që e ka mirë të ndërtuar Serbia, për ta shtrirë modelin e veriut edhe në pjesët tjera të Kosovës, ku serbët do të jenë të integruar”, tha Berisha në Politiko./Gazeta10