Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq thotë se Serbia do vetëm respektimin e marrëveshjeve

Gazeta10
22 November 2022 - 13:14

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia dje në Bruksel ka treguar përkushtim ndaj paqes, raporton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë se vetëm paqja dhe stabiliteti mund të sjellin prosporitet në Ballkanin Perëndimor.

“Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi se vetëm paqja dhe stabiliteti mund të sjellin prosperitet në të gjithë Ballkanin dhe se dje, në një takim në Bruksel me përfaqësuesit e Prishtinës, Serbia tregoi se sa e përkushtuar është për ruajtjen e paqes në rajon”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10

Më tej, Bërnabiq ka thënë se Serbia ndaj Kosovës dëshiron sundimin e ligjit si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit zyrtar të “Librit të Bardhë 2022” të Këshillit të Investitorëve të Huaj në Pallatin e Serbisë, Brnabiq theksoi se serbët me Kosovën dhe Metohinë duan vetëm sundimin e ligjit dhe respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.