
Bernardo Silva në afatin kalimtar të verës pritet të ndërrojë ambient.
Futbollisti portugez ështa gati për një aventurë të re në karrierë, me shumë skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Skuadrat që po i prijnë garës për transferimin e Silvas raportohet të jenë Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.
Që të dyja këto skuadra tash e një kohë të gjatë po tentojnë transferimin e tij dhe marrëveshja mund të finalizohet gjatë verës.
29-vjeçari këtë edicion me kampionin e Anglisë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Ai ka qenë njëri nga lojtarët kyç të Pep Guardiolas në sukseset e kësaj skuadre në vitet e fundit.
Silva iu bashkua Cityt në verën e vitit 2017 nga Monaco për shumën e 50 milionë eurove.
Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.
Përveç Parisit dhe Barcelonës, për shërbimet e portugezit kanë shprehur interesim edhe disa klube nga Arabia.