Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

 Besnik Bislimi vizitë zyrtare në Paris

Gazeta10
19 October 2023 - 9:37

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar sot për në Parisit,  me ç`rast do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Përmes njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se përveç me Boone, Bislimi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit. Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.