Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Besnik Tahiri: Ne kemi garantuar në programin tonë përkrahje financiare, masa lehtësuese dhe mbështetje për të rinjtë

Gazeta10
05 February 2025 - 20:00

Kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se të rinjve shteti iu detyrohet që të u ofrojë qasje në grante dhe financa, si dhe mbështetje në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ai në Facebook tregon se zotimi i partisë është mbështetja ndaj të rinjve për t’u zhvilluar.

Postimi i plotë:

137 është adresa e rinisë së vendit!

Takimi me të rinjtë e Suharekës ishte një kënaqësi e veçantë – të dëgjosh për rezultatet dhe arritjet e tyre, si dhe për projeksionet e tyre për të ardhmen.

Kësaj gjenerate, me këto shkathtësi, shteti i detyrohet së paku dy detyra kryesore:
1️⃣ T’u ofrojë qasje në financa dhe grante.
2️⃣ T’i mbështesë në qasjen në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ata sjellin zhvillimin përmes dijes dhe punës së tyre.

Ne kemi garantuar në programin tonë përkrahje financiare, masa lehtësuese dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë veten dhe ekonominë.

Me Bali Muharremajn, sukseset do të vazhdojnë!

Faleminderit, kampion!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.