Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Besnik Tahiri rendit tri arsyet pse kërkojnë votën ballëhapur në kryeqytet

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 20:47

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe kandidat për deputet me numër 10, Besnik Tahiri ka dhënë sot në një takim në Prishtinë listoi tri arsye pse kërkojnë votën ballëhapur në kryeqytet.

“1. Më 22 dhjetor 2017, kryeministri Haradinaj largoi Pallatin e Rinisë nga AKP, ishte para falimentimi dhe ia kaloi Komunës së Prishtinës. Sot ky Pallat shfrytëzohet nga klube, sportistë e artistë nga i gjithë kryeqytetit;

2. Më 19 shtator 2018, Qeveria miratoi Ligjin për Kryeqytetin Prishtina duke ja dhënë stautusin dhe buxhetin e merituar këtij qyteti dhe qytetarëve;

3. Më 14 mars 2019, Ndërtesa e Germisë iu dha Operës dhe Baletit, duke krijuar një hapësirë në mes të qytetit të hapur dedikuar për artin dhe kulturën”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka thënë se pas 9 shkurtit edhe shumë investime tjera do ‘i gëzojë e gjithë Kosova. “Urime fitorja me numrin 137!”, ka pohuar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.