
Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Labinot Bislimi i ftuar në emisionin “Politiko” ka komentuar veprimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove qytetarëve të Kosovës.
Bislimi këtë veprim të tij e ka quajtur një model jo i mirë, dhe premton që modeli i AAK-së nuk do të jetë dhënia e “vitrave” pra 100 eurot për qytetarët, Por mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
“I vetmi njeri që e ka quar vendin në zgjedhje është Albin Kurti, kushdo që e thotë të kundërtën ose është i pandershëm ose i padijshëm, në këtë pikë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke garuar me një model të ri të qeverisjes së ardhshme në krye me Ardian Gjinin, ne dëshirojmë të sjellim një model i cili e lartëson zhvillimin ekonomik përpara, dhe kujdeset për mirëqenien qytetare jo duke dhënë vitra por duke i thënë punë dhe jo duke i takuar qytetarët larg në mërgim por duke i takuar qytetarët këtu në Kosovë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10