
Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, sot në ‘’Belgrade Security Conference’’ të organizuar në Beograd, në tryezën e diskutimit mbi dialogun me Serbinë, tha se kërkesa për shtyrje të afatit, rrjedhojë e fushtatave dezinformuese të presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
“Sa i përket çështjes së targave, tha se kërkesa për shtyrje të afatit, rrjedh nga fushatat e mëdha të dezinformimit që Vucic i paraqiti qytetarëve, shqetësimeve kundrejt kërcënimeve të strukturave paralele ndaj qytetarëve në veri dhe gatishmërisë së shfaqur të Vucic që të krijojë tensione rreth një çështjeje bazike. Nuk ka pasur mangësi të kapaciteteve nga ana jonë, që të përmbushim kërkesat që burojnë nga procesi. Vucic ka folur dhe për dorëzim, por ky është një koncept që kriminelët e përdorin kur flasin me institucionet e qeverisë dhe ne nuk duam t’i shohim qytetarët në atë pozitë.”, ka thënë fillimisht ai.
Më te, Bislimi ka komentuar edhe masat e fundit rreth çështjes së targave, ku ka shpjeguar fazat kalimtare dhe ka thënë se shpreson që ky proces do të finalizohet pa incidente deri më 21 prill.
“Ai komentoi dhe masat e fundit rreth çështjes së targave, duke shpjeguar fazat kalimtare dhe thënë se ne shpresojmë që ky proces do të finalizohet pa incidente deri më 21 prill, datë e cila rastësisht është e njëjta me afatin e fundit për të arritur një marrëveshje të përhershme, sipas standardeve dhe praktikave të BE, e cila dështoi për shkak të mungesës së pozicionimit nga pala serbe.”, thuhet në njoftim./Gazeta10