
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore deri më tani, raporton Gazeta10.
Bislimi ka bërë një krahasim të buxhetit të vitit të kaluar dhe këtij viti ku ka thënë se ka një rritje prej 12.1%
“Të hyrat buxhetore deri më sot kanë qenë 1 miliard e nëntëqind e e 40 milion euro, ndërkohë që në të njejtën ditë të vitit 2021 të hyrat buxhetore kanë qenë 1 miliard e shtatëqind e 31 milione euro”, ka thënë Bislimi.
“Rritja në termat absolut është dyqind e një milion euro apo 12.1%”, ka shtuar ai.
Ai ka folur edhe për shpenzimet buxhetore deri më tani.
“Në të njejtën kohë, shpenzimet bugjetore deri në ditën e sotme janë në masën e 1.1 miliard e shtatqind milion eurove”, ka thënë Bislimi. / Gazeta10