
Raporti: Saranda Aliu/Kanal10
Përfaqësuesit e bizneseve private e kanë quajtur të padrejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e shtesave për disa kategori, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Sipas tyre, kjo kategori vazhdimisht po diskriminohet, përkundër nevojave për t’u mbështetur financiarisht, shkruan Kanal10.
Humbjet i patën të mëdha.
Por shteti nuk ua zgjati dorën që t’u ndihmojë.
Përkundër që u ndanë shtesa nga 100 euro për pensionistët, studentët e punëtorët e sektorit publik.
Të njëjtat nuk u parapanë edhe për bizneset private.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Privat, ka thënë se përmes këtyre vendimeve qeveria po luan me ta.
Sipas tij në vend që t’ua zgjasë dorën në këtë kohë krize, ajo me mjeshtëri po i dënon ato.
Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë kanë kritikuar qeverinë se është treguar e padrejtë, derisa kanë shtuar se punëtorët e bizneseve të vogla po e përjetojnë më së rëndi këtë krizë.
Njohësit e ekonomisë, vendimin e fundit të ekzekutivit e kanë quajtur të dështuar, duke thënë se politika ekonomike nuk nuhatet vetëm nga zyret, por duke dalë në teren dhe duke parë gjendjen e bizneseve të cilat janë drejt falimentimit.
Për shkak të krizës ekonomike, dhjetëra mijëra biznese mendohet se janë mbyllur në dy vitet e fundit në Kosovë./Gazeta10