Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Biznesmeni mitrovicas që jeton në Gjermani viziton Kadri Veselin në Hagë

Gazeta10
05 Nëntor 2023 - 13:35

Biznesmeni nga Mitrovica që operon  në Gjermani, ka udhëtuar për vendin ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së.

Ai në Hagë shkoi për ta takuar ish-kryetarin e parlamentit dhe PDK-së, Kadri Veselin.

Zeneli njihet si mik i afërt i Kadri Veselit. Në kohën kur u hap fondi për ta ndihmuar mbrotjen e Veselit, ai dhuroi një shumë të konsiderueshme.

Zeneli është edhe organizatori i protestës që u bë në Hagë nga diaspora, për ta kundërshtuar gjykimin e çlirimtarëve, ndërsa mitrovicas vullnetarisht kishte paguar transportin e shumë qytetarëve nga vende të ndryshme të Evropës.

Kujtojmë që Agron Zeneli është biznesmen i njohur në Gjermani ku ka qindra të punësuar.

Postimi i plotë:

Sot e vizitova mikun tim, Kryetarin Kadri Veseli, në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, ai është shembull i një lideri të pashoq. Nga aty, burrat e medhenjë të kombit tonë po e paguajn edhe faturen e fundit të lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. 

Jam i bindur se Kryetari Veseli, Presidenti Thaçi dhe të gjith bashkeluftëtarët e tyre do të dalin ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide ashtu siç dolen faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.