Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Grainca: Nëse pushteti nuk shfrytëzon shumicën që ka në parlament për zgjedhjen e presidentit, qytetarët do të paguajnë çmimin e zgjedhjeve të reja

Gazeta10
07 April 2026 - 21:22

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në Politiko komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se mosrealizimi i pushtetit të plotë nga partia që ka shumicën në parlament po çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Në një shoqëri normale, partia që ka 51% të votave, qeverinë dhe shumicën në parlament, do të duhej të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për të realizuar synimet e veta, programin e vet, projektet e mëdha dhe investimet që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Kur kjo nuk ndodh, atëherë po provohet që vendi të çojë drejt zgjedhjeve përmes mekanizmave të ndryshëm,” tha Grainca në Politiko.

Ai shtoi se gjetja e një zgjidhjeje përmes dialogut do të ishte më e dobishme për vendin, por aktualisht politika po shkon drejt përballjes elektorale./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.