
Këngëtari Blero u përball me një sfidë në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, ku iu kërkua të telefononte një person dhe t’i thoshte diçka pa e ditur paraprakisht se ku ndodhej.
Blero vendosi të telefononte bashkëshorten e tij, Eronitën. Gjatë telefonatës, ai i tha se “kishte marrë një ftesë” për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”.
Reagimi i Eronitës ishte i menjëhershëm. Ajo i tha Bleros se, nëse ai mund të qëndronte pa bebin, atëherë “e di vetë” dhe mund ta pranonte ftesën.