
Këngëtari Blero ka zbuluar një detaj interesant dhe të panjohur për publikun rreth një prej hiteve të tij më të mëdha, “La Vida Loca”.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, Blero ka rrëfyer se kënga, e cila sot njihet si një prej bashkëpunimeve të tij të suksesshme me Dafina Zeqirin dhe F-Kay, fillimisht ishte menduar të realizohej me një tjetër këngëtare.
Sipas Bleros, në vend të Dafinës Zeqiri, në “La Vida Loca” ishte paraparë të ishte Genta Ismajli.
Mirëpo, bashkëpunimi me Gentën nuk u realizua dhe në këngë u përfshi Dafina Zeqiri, duke u bërë kështu pjesë e një prej projekteve që do të mbetej gjatë në memorien e publikut.
“La Vida Loca” u publikua në vitin 2008 dhe me kalimin e viteve u shndërrua në një prej këngëve më të njohura të repertorit të Bleros.
Ky rrëfim i këngëtarit zbulon një prapaskenë mjaft interesante të një hiti që mund të kishte pasur një tjetër kombinim artistësh.
Nga Genta Ismajli te Dafina Zeqiri – Blero zbulon se si “La Vida Loca” mund të kishte qenë krejt ndryshe./Gazeta10